Shpërthim në afërsi të liqenit të Ujmanit, dëmton dy makina

Një shpërthim ka ndodhur në veri të Kosovës në afërsi të liqenit të Ujmanit.

Për pasojë dy automjete janë dëmtuar ndërsa nuk raportohet për të plagosur.

Dyshohet se është hedhur një granatë dore.

Kohët e fundit Ujmani po shfrytëzohet nga banorët e rajonit të Mitrovicës për t'u freskuar në këto ditë te nxehta.

Makinat e dëmtuara kanë qenë të parkuara skaj rrugës. Policia konfirmoi se janë duke hetuar rastin.

'Ka një shpërthim, pasi të kalohet tuneli i 5-të në anën e majtë, ka pas dëme materiale në dy vetura, të lënduar nuk ka, rrethanat se si ka ardhë deri të shpërthimi nuk dihen, policia është duke u marrë me rastin', ka thënë zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.