Satira e gazetarit/ Himni i kullulandit…
Gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar përmes disa strofave poetike dëshirën e shfrenuar të rilindjes dhe kreut të saj per betonizimin e vendit dhe ngritjen e kullave.
Postimi:
Himni i kullulandit
Rreth kullave të përbashkuar
Me një dëshir' e një qëllim,
Të gjith' atje të betonuar
Të lidhim besën për zhvillim.
Prej betonit veç ai largohet
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk frigohet,
Por merr titullin investitor!
Në dorë PPP-te do t'i mbajmë,
Të betonojmë atdheun në çdo kënd,
Të drejtat tona ne s'i ndajmë;
Gjelbrimi këtu nuk ka vend!
Se Zoti vetë e tha me gojë
Pyjet do digjen nga vetë ne,
Por betoni do të rrojë;
Për të, për të frymojmë ne!
Me gjelberim kush të merret
Ta di mirë është tradhtar
Kush "kap" kullën më të lartë
Do jetë heroi ynë kombëtar
O beton, beton i shtrenjtë
O nën', o bab', o shok, o mik
Ti je gjëja më e shenjtë,
Pas investitorit strategjik
Investitor quhet dhe nderohet
Gjelbrimin kush e bën therror.
Përjetë ai do të kujtohet
Mbi dhé, nën dhé si një shenjtor!
Mesazhi ne facebook: