Vrasje e trefishtë në Memaliaj/ Zbulohet identiteti i viktimave
Gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj, raporton se një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Memaliaj.
Bëhet fjalë pë një vrasje të trefishtë, por nuk dihet ende identiteti i viktimave dhe dinamika e ngjarjes
Nga informacionet e para mësohet se tre persona, G.M, M.Ç dhe Sh.K, kanë mbetur të vrarë në një lokal pranë godinës së bashkisë Memaliaj.
Trupat e pajetë ndodhen brenda lokalit prane bashkisë ku dhe ndodhi vrasja.
Atentatoret pasi kanë qëlluar me automatik kallashnikov duke lënë të vdekur 3 personat janë larguar në drejtim të paditur.
Dyshimet e para janë se objektiv i atentatit ka qenë Sh.K, ndërsa dy viktimat e tjera janë kamarieri dhe një klient i lokalit.
Lajmi në përditësim...