Beshiktashi me 5 ‘yje’ në miqësore, dopjetë e Milot Rashicës

Skuadra e Beshiktashit triumfoi me rezultatin 5-1 në miqësoren e zhvilluar ndaj austriakëve të Grazer, në duelin ku spikati shqiptari i Kosovës, Milot Rashica, që shënoi 2 gola.

Rashica fillimisht shënoi një gol tejet të bukur në minutën e 20’të dhe më pas një gol nga zona e 16-metërshit në minutën e 51’të.

Lojtari dardan u aktivizua titullar në këtë miqësore, teksa duket në formë mjaft të mirë para fillimit të sezonit të ri futbollistik. Ndërkohë për sa i përket Ernest Muçit, ai nuk u preferua nga trajneri nga minuta e parë.