Pinte alkool dhe cigare, 19-vjeçarja japoneze përjashtohet nga 'Lojrat Olimpike'

Shoko Miyata, 19 vjeçe, kapitene e ekipit japonez të gjimnastikës artistike është përjashtuar nga ekspedita olimpike dhe nuk do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit për shkak të konsumimit të duhanit dhe alkoolit.

Ngjarja ka ndodhur gjatë kampit stërvitor të Kombëtares në Japoni, ku me ligj ndalohet pirja e duhanit dhe alkoolit para se të mbushin moshën 20 vjeç. "Me miratimin e saj dhe pas shumë diskutimesh, u vendos që  të tërhiqej nga Lojërat Olimpike”, u tha gazetarëve në Tokio sekretari i përgjithshëm i Federatës së Gjimnastikës së Japonisë, Kenji Nishimura.