Gjendet pa shenja jete shtetasi amerikan në Pogradec
Një shtetas amerikan 68-vjeç me iniciale A. H. është gjendur i pajetë një një banesë të marrë me qira në Pogradec.
‘Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale’, thuhet në njoftimin e policisë.
Pogradec/ Informacion paraprak
Rreth orës 21:40, në lagjen nr. 1 në Pogradec, në një banesë të marrë me qira, është gjetur i pajetë shtetasi amerikan A. H., rreth 68 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës së 68 vjeçarit.