EMRI/ Humb jetën i burgosuri në burgun e Fushë-Krujës, dyshohet se...

Afrim Shaqiri 39 vjeç i burgosur në burgun e Fushë-Krujës ka ndërruar jetë pak më parë.

I burgosuri është dërguar pa shenja jete nga IEVP Fushë-Krujë në qendrën shëndetësore të këtij qyteti ku trupi i tij ndodhet aktualisht.

Nuk dihet shkaku i vdekjes por paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale pasi viktima ka qenë përdorues narkotikesh dhe trajtohej me metadon.

Do jetë autoposia që do përcaktojë shkakun e vdekjes.