Vangjush Dako përfiton gjykim të shkurtuar, gjykata ja pranon kërkesën
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako dhe 3 të bashkëpandehurve të tjerë për gjykim të shkurtuar.
Dako akuzohet se ka kryer veprën penale ‘shpërdorim detyre’, në dy raste, ndërsa nëse i provohet fajësia, me gjykim të shkurtuar i zbret 1/3 e dënimit.
Bashkë me Dakon kërkesa për gjykim të shkurtuar u miratua edhe për Fiqiri Farrukun, Fatmir Ejupin e Adrian Bulkun.
Ndërkohë për pjesën tjetër, do vijojë procesi me gjykim të zakonshëm.
Vangjush Dako, i akuzuar për ‘Shpërdorim detyre’, kryer në bashkëpunim.
Fiqiri Farruku, i akuzuar për ‘Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve’.
Fatmir Ejupi, i akuzuar për ‘Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve’.
Adrian Bulku, i akuzuar për ‘Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve’.
Ferzilet Hajdëri, e akuzuar për ‘Shpërdorim detyre’.
Adnand Toçila, i akuzuar për ‘Shpërdorim detyre’, kryer në bashkëpunim.
Diana Dedja, e akuzuar për ‘Shpërdorim detyre’, kryer në bashkëpunim
Bashkim Salillari, i akuzuar për ‘Shpërdorim detyre’, kryer në bashkëpunim
Hanza Reka, e akuzuar për ‘Shpërdorim detyre’, kryer në bashkëpunim.
Meri Priftuli Semini, është pushuar hetimi.