Terrorizoi Korçën duke qëlluar me armë/ 71-vjeçari lihet në 'arrest shtëpie'
Gjykata e Korçës ka caktuar masën arrest me shtëpi për 71-vjeçarin Edmond Naska, i cili dy ditë më parë terrorizoi banorët e lagjes 16 të qytetit të Korçës.
Mosha ka qenë ajo që ka bërë që prokuroria të lërkojë masën e arrestit në shtëpi gjë që është pranuar edhe nga gjykata.
Përpos moshës edhe fakti që i moshuari vuan nga problrmr të shëndetit mendor ka bërë që të zbutet masa.
Kujtojmë se dy ditë më parë i moshuari ka qëlluar në ajër nga ballkoni i shtëpisë së tij dhe ka bërë rezistencë ndaj policisë për rreth dy orë duke kërcënuar se do hapte sërisht zjarr.
Kanë qënë njësitë speciale RENEA që negociuan me 71-vjeçarin për t'u dorëzuar. Nga e gjithë kjo ngjarje fatmirësisht nuk mbeti asnjë i lënduar.