Kante drejt rikthimit në Premier League

 

West Ham United është gati të rikthejë një fitues të Kupës së Botës në Premier League.

Sipas The Guardian, Hammers janë seriozisht të interesuar për nënshkrimin e ish-mesfushorit të Chelseat, N’Golo Kante.

Francezi ishte i jashtëzakonshëm në Euro 2024 pasi kombi i tij arriti në fazën gjysmëfinale.

Pavarësisht se luante në Arabinë Saudite në nivel klubesh, Kante ishte një nga lojtarët më të spikatur në Gjermani.

Një marrëveshje nuk do të jetë e lirë për veteranin, i cili tani është 33-vjeçar, i cili ka një edhe një pagë të lartë.

West Ham do të duhet të paguajë Al-Ittihad rreth 20 milionë sterlina nëse duan të rikthejnë Kante në Angli.