Foto/ Kur s’të le Luli të festosh as ditëlindjen si njeri
Lulzim Basha është kthyer në një qesharak i paskrupull.
Pasi e kanë lënë edhë shokët e fundit besnikë si Alibeaj e Bejko, Luli tani gjurmon të kapë ndonjë foto në ndonjë ditëlindje a takim sebep familjar dhe ta postojë si takim euroatlantikësh.
Kjo nuk është një gojëdhënë por një e vërtetë që tregon sesa i pacipë dhe se si i përdor njerëzit dhe i merr për budallenj Basha.
Një qytetar nga Elbasani, Naim Mema, ka festuar ditëlindjen e 50-të dhe siç shihet në foto miqtë e tij, mes tyre edhe Luli, kanë qenë të ftuar në gëzimin e tij.
“Kryedemokrati #EuroAtllantik i Elbasanit #Naim Meta
feston 50 Vjetorin me Miq e Bashkëpuntorët më të ngushtë të Tij ...Nuk mungonte as Lideri Lulzim Basha”,- shkruan Adriarik Hidri, një mik tjetër i Metës siç duket nga postimi.
Por ndërsa Hidri flet për ditëlindje, ku ka qenë i ftuar edhe Luli, ky i fundi flet për takim me strukturat euroatlantike të një një partie që nuk ekziston dhe nuk i bën as urimin e rastit euroatlantikut Mema, por vetëm poston një gënjeshtër në FB.
“Në Elbasan, me drejtuesit politikë të demokratëve euroatlantikë. Shqipëria meriton më shumë”,- shkruan Luli. Dhe është aq i pacipë në përdorimin e çdokujt që i del përpara sa për të përhapur këtë mashtrim paguan edhe para Facebook-ut për ta shpërndarë.
Shpresojmë që Luli mos të marrë pjesë ë ndonjë vaki ndonjë ditë, se prej tij çfarë nuk pritet.