‘Rrjeti elektrik në flakë’/ Zhupa: Mungesa e investimeve shkakton pasoja që vënë në rrezik jetën e kalimtarëve
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka reaguar pas shpërthimit të rrjetit elektrik në qytetin e Sarandës.
Në postimin e saj në Facebook, Zhupa akuzon qeverinë, se mungesa e investimeve në rrjetin elektrik shkaktojnë pasojat që vënë në rrezik dhe jetën e kalimtarëve.
‘Ministrja e Energjisë dhe ajo e Turizmit le të bëjnë një video bashkë të lumtura për arritjet e qeverisë’, shkruan Zhupa.
Postimi i plotë:
Rrjeti elektrik shpërthen në flakë, qindra banesa dhe biznese në Sarandë pa energji.
Temperaturat e larta dhe mungesa e investimeve në rrjetin elektrik shkaktojnë pasojat që vënë në rrezik dhe jetën e kalimtarëve.
Ministrja e Energjisë dhe ajo e Turizmit le të bëjnë një video bashkë të lumtura për arritjet e qeverisë.