SYRI TV/ Berisha: Rama abrogoi ligjin e ilaçeve të sigurta, siguria ushqimore në duart e mafias
Lideri i opozitës Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se shfuqizoi ligjin që garantonte ilaçe të sigurta në Shqipëri për llogari të Vilma Nushit dhe Tom Doshit. Nga dritarja e banesës Berisha deklaroi se Rama ka kryer krim të shëmtuar mafioz ndaj shëndetit të shqiptarëve, ndërsa deklaroi se mungesa e aparaturave dhe medikamenteve është përgjegjësi direkte e qeverisë. Kryedemokrati hodhi akuza se në Shqipëri importohen helmet bujqësore më të rrezikshme, ndërsa garantoi qytetarët se me ardhjen e PD do të mbulohet lista më e zgjeruar e barnave në BE.
SYRI TV
Lideri i opozitës Sali Berisha, denoncoi situatën alarmanete të shëndetësisë në vend, ku akuzoi kryeministrin Rama se shfuqizoi ligjin që garantonte ilace të sigurta për llogari të Vilma Nushit dhe Tom Doshit. Nga dritarja e banesës, Berisha akuzoi Ramën se ka kryer një akt mafioz në kurriz të shëndetit të shqiptarëve.
Berisha deklaroi se mungesa e aparaturave dhe medikamenteve kryesore është përgjegjësi direkte e qeverisë ndërsa u shpreh se siguria ushqimorë është në duart e medias. Sipas Berishës në Shqipëri importohen helmet bujqësore më të rrezikshme.
Përballë kësaj panorama Berisha garantoi qyteratët se me ardhjen e PD në pushtet buxhiti i shtetit do të mbulojë listën më të zgjedhura të barnave se të cdo shteti europian, dhe do të sigurohet që prodhimet bujqësore të jenë në standartet më të larta.
Kreu i demokratëve e mbylli fjalën e tij me një mesazh për qyetarët.