Zjarret/ Mbyllet aeroporti i Izmirit, devijohen fluturimet

Një zjarr i madh që shpërtheu në një zonë pyjore pranë aeroportit të Izmirit të Turqisë, detyroi autoritetet aeroportuale të mbyllnin dhe të devijonin fluturimet në qytetet e afërta.

Aeroporti i Izmirit ‘Adnan Menderes’ ishte mbyllur përkohësisht dhe fluturimet e tij hyrëse u devijuan dhe u ulën në Aeroportin e Bodrumit, u bë e ditur përmes një deklarate në platformën e mediave sociale X.

Qeveria turke dërgoi 7 avionë dhe 16 helikopterë për të shuar zjarrin q ëpërfshiu zonën pranë aeroportit të Izmirit, së bashku me 35 kamionë zjarrfikës, tha një zyrë e guvernatorit lokal.