Dronët detarë të ukrainasve godasin bazën ruse në Krime, pamje nga aksioni

Shërbimi Sekret ukrainas ka njoftuar se ka kryer me sukses një sulm mbi bazën ruse, në afërsi të liqenit Donzulav në Krime.

Ata i sulmuan nga uji dhe ajri në një operacion të përbashkët me marinën ukrainase, që për objektiv kishin shkatërrimin e qendrës komanduese.

Madje goditën edhe depot e municionit si dhe objekte tjera, brenda të cilave ruanin makineri të ndryshme luftarake që i përdornin kundër ukrainasve.

Janë publikuar pamjet ku shihen dronët detarë të mbushur me eksploziv duke iu afruar bazës ruse, ku më pas aktivizohet lënda shpërthyese.

Nga distanca shihen shpërthimet e fuqishme që ndodhin si dhe zjarri që ndriçon qiellin në mes të natës.