SYRI TV/ Protesta e 16 para Bashkisë së Tiranës, protestuesit akuza SPAK se po amniston Veliajn
Temperaturat e larta nuk i kanë ndalur qytetarët që të protestojnë për të 16 herë para Bashkisë së Tiranës. Ata kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe përballjen e tij me drejtësinë për aferën e inceneratorëve dhe “5 D”.
Protestën e hapi aktori i njohur Mehdi Malkaj i cili u shpreh se Shqipëria sot është në një diktaturë perverse.
Këshilltarët e opozitës në Bashkinë e Tiranës iu premtuan qytetarëve se nuk do të ketë aministi për Erion Veliajn dhe se ata nuk do të ndalen deri në fund duke denoncuar ccdo aferë.
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këllicci tha se javës tjetër do të nisin denoncimet për Bashkinë e Tiranës, para godinës së SPAK.
Protesta u mbyll nga përfaqësuesja e Aleancës për Teatrin Adriana Kalaja. Ajo kishte një paralajmërim për Erion Veliajn dhë për kryeministrin Edi Rama.