Në Bijelinë të BeH arrestohet personi i dyshuar për vrasjen e policit në Serbi

Në Bijelinë të Bosnje e Hercegovinës është arrestuar personi që besohet të jetë i dyshuari për vrasjen dhe plagosjen e policëve serbë në pikëkalimin kufitar në Loznicë.

Siç raporton InfoBijelina, në këtë qytet është atmosferë e tensionuar, për faktin se rrugët janë bllokuar dhe se po kryhen kontrolle në pothuajse çdo veturë dhe person që kalon, transmeton Telegrafi.

Ishte polici serb Nikolla Krsmanoviq, 34-vjeç, që u qëllua me revole në gjoks dhe ndërroi jetë në spital, derisa kolegu i tij Vjekoslav Iliq, 50-vjeç, mbeti i plagosur në sulmin e Lloznicës.

Të shtënat ndodhën  gjatë një kontrolli rutinor të një taksie nga ana e policisë kufitare, nga e cila u hap zjarr mbi zyrtarët policor.

Nga ministria e Brendshme e Serbisë u tha se brenda veturës gjendeshin dy persona, kurse i dyshuari për vrasje dhe plagosje është larguar nga vendi i ngjarjes.