Çuçi: ‘Lufta’ e Shqipërisë, tu marri Greqisë, Kroacisë dhe Malit të Zi, turistët

Pavarësisht raportimeve nga institucionet se në vendin tonë ka ‘lumë’ turistësh, që eksplorojnë  Shqipërinë, raportet flasin për tjetër turizëm imagjinar të autoriteteve.

Ornela Çuçi, nga studioja e ‘Kafe Shqeto’u shpreh se fakti që Shqipëria dhe Greqia i kanë plazhet e ngjashme, sfida më e madhe e vendit tonë duhet të jetë ‘tërheqja’ e turistëve nga vendet fqinje si:Greqia,Kroacia apo Mali i Zi,duke i bërë që ta zgjedhin Shqipërinë si destinacionin e tyre të parë.

“Të gjithë njerëzit kur martohen thonë duam të shkojmë në ishujt grek për muaj mjalti jo në Shqipëri, t’i themi gjërat siç janë dhe sfida më e madhe që duhet të kemi është marrja e këtyre turistëve nga vendet fqinje”-u shpreh Çuçi.

Deklarata e saj:

‘Në 5 vitet e fundit e gjithë qeveria dhe të gjitha taskat tona kanë shkuar në qarkun e Vlorës për zhvillim investimesh apo turizmi. Sot unë p.sh që vazhdova të punoj në Maqedoni e bëra për 3 orë e 15 min deri në Shkup dhe isha shumë e lumtur që më ndodhi kjo gjëja, pra zhvillimi vjen me hapa.

Të mos harrojmë që para 15 vitesh Kosovën e kemi bërë për 12 orë dhe nuk ka ndonjë zhvillim të madh krahasuar me vende të tjera europiane.

Fakti që ne jemi tek një grup vendesh që 100 vitet e fundit jetojmë prej turizmit, Italia Greqia Kroacia apo Mali i zi e ka kapur shumë më shpejt.

Pra destinacioni që ne kemi është sa i lehtë aq edhe i vështirë sepse duhet t’i marrësh turistin këtij 'pellgu’ për të cilin kemi të njëjta plazhe.

Të gjithë njerëzit kur martohen thonë duam të shkojmë në ishujt grek për mua mjalti jo në Shqipëri, t’i themi gjërat siç janë.