Tentoi të hidhej në lumin Buna, shpëtohet në momentet e fundit nëna me 4 fëmijët e mitur
Një ngjarje tragjike është parandaluar nga policia në Shkodër, pasi një 27-vjeçare ka tentuar të hidhet në lumin Bunë bashkë me katër fëmijët e saj të mitur.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15, kur blutë janë njoftuar se e reja po tentonte të hidhej në lumin Bunë, bashkë me 4 fëmijët e saj, 7, 5, 3 dhe 1 vjeç.
Mësohet se 27-vjeçarja dhe fëmijët e saj u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, ndërsa grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.
Njoftimi i policisë
Ndërhyrja e Policisë parandaloi një ngjarje të rëndë.
Tentoi të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj të mitur, falë ndërhyrjes së shpejtë nga patrulla e përgjithshme që patrullonte në zonë, pengohet 27-vjeçarja.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, rreth orës 14:15, se një shtetase po tentonte të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj, shërbimet e Policisë që patrullonin në zonë, kanë ndërhyrë duke penguar 27-vjeçaren, e cila po tentonte të hidhej në lumë, bashkë me 4 fëmijët e saj 7, 5, 3 dhe 1 vjeç.
27-vjeçarja dhe fëmijët e saj u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.