Aksident në rrugën e Gjirit të Lalzit, shihni si ka përfunduar automjeti

Një aksident është regjistruar sot në rrugën e Gjirit të Lalzit. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm.

Siç shihet nga pamjet, një automjet thuajse është shkatërruar nga goditja e një tjetër mjeti.

Deri më tani nuk dihet nëse ka persona të plagosur nga aksidenti, po ashtu dhe shkaqet e ngjarjes.

Njoftimi:

Durrës/Informacion paraprak 

Rreth orës 07:30, në aksin rrugor Rubjek-Manëz, shtetasi L. Ll, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me barrierat ansore të rrugës.

Si pasojë është lënduar drejtuesi i automjetit shtestasi L. Ll, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.