Nuk duam as drita, as ujë. Duam që qeveria të thyejë qafën!

Po kërkuam drita kur na ikin, na hakërrehen se nuk dashkemi Reformën në Drejtësi!!

Kur bërtasim uji nuk na ngjitet as në katin e tretë, na shajnë e na “sqarojnë”, kjo ndodh ngaqë ne urrejmë Reformën!!!

Kollitemi nga ajri i helmët, nuk shërohemi nga ilaçet fallco, syrgjynosemi nëpër botë nga që nuk gjejmë punë në atdhe, sërish fajin e kemi vetë ne… se nuk dashurojmë Reformën.

Kaq manipulues është media lëpirëse, qeveria grabitqare, propaganda sa nuk guxon të thuash një të vërtetë. Në çast etiketohesh armik i Reformës.

Jetojmë në një republikë me kokë poshtë. Hajduti është ministër, vrasësi bëhet deputet, injoranti rektor në universitet dhe bojaxhiu drejtor materniteti. Pjesa tjetër e shëndoshë, ajka e shoqërisë, goditet sapo kërkon një të drejtë, sapo skicon rrugën e progresit. Dje dënoheshim për sulm ndaj atdheut shkëmb graniti, sot si sabotatorë të Reformës në Drejtësi. Ndaj nuk guxon më njeri të qahet për punë e zhvillim. Se e di reagimin.  Dhe shqiptari i ndershëm, punëtor, që të mos vdesë nën varenë e Rilindjes, ikën nga sytë këmbët. Sot vendi nuk na mban në gji. Si leshterikë na përplas shkëmbinjve dhe na urdhëron: “Duajeni Reformën! Duajeni ose vdisni!"

Kësaj arrogance, ka mbërritur çasti t'i themi:

-Qeveri, pirdhu me gjithë Reformën tënde. Nuk duam as drita, as ujë, asgjë, vetëm të zhdukeni nga drejtimi i vendit. Se mësuam që dini të vidhni, të vrisni, të gënjeni, të rrëmbeni, por nuk keni haber nga njerzillëku, nga dashuria, dija e harmonia.

Ndaj atë Reformën në Drejtësi futeni në bythë e gënjeshtrat bëjini çaj përzierë me trefletshin që bleruat krejt Shqipërinë. Racë zuzarësh që epitetin e keni kleptokratë cilësorë. Bartës të ADN-së të vesit.