Momenti special, Morata ngre në qiellin e Berlinit trofeun e Europianit

Spanja u shpall kampione e Europës, pasi mposhti në finale Anglinë me rezultatin 2-1.  Në fund festa ishte e madhe për iberikët, që u futën në histori, si kombëtarja me 4 Europianë të fituar, si asnjë tjetër. 

Pas përfundimit të ndeshjes dhe dhënies së çmimeve, Spanja ngriti në qiellin e Berlinit trofeun e kampionit, me kapitenin Morata. 

Sukses i merituar nga spanjollët, që i mahnitën të gjithë me lojën dhe rezultatet e treguara në këtë Europian