Oyarzabal ndëshkon 'Tre Luanët' në minutat e fundit të sfidës

Ishte padyshim diçka e papritur, me “Furitë e Kuqe” spanjolle, që kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës në minutat e fundit të sfidës, duke heshtur kështu mitikun “Olympiastadion” të Berlinit, të mbusht plot me tifozë anglezë.

Një krosim perfekt i Marc Cucurella është finalizuar më së miri nga Mikel Oyarzabal, i cili me një goditje të bukur me kokë mposht portierin Unai Simon. Rezultati shkon në 2 me 1.