Tentativa për vrasjen ndaj Trump, Mitsotakis: Dhuna politike është e papranueshme

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka dënuar sulmin ndaj Donald Trump dhe shprehu ngushëllimet për viktimën.

“I tmerruar nga sulmi ndaj ish-presidentit Trump. Dhuna politike është e papranueshme në shoqëritë tona demokratike.

Duke i uruar shërim të plotë dhe të shpejtë. Gjithashtu shprehim ngushëllimet tona të përzemërta për familjet e kalimtarëve që humbën jetën ose u plagosën në sulm”, tha ai.

 

Lidershipi i Bashkimit Europian, si dhe shumë liderë të tjerë të huaj, shprehën dënime të ngjashme.