Shpërthim me eksploziv në Dibër, i vendoset tritol një banese

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në oborrin e një banese në fshatin Fushë-Çidhën të Dibrës.

Ngjarja, sipas policisë u regjistrua mbrëmjen e 13 korrikut në shtëpinë e shtetasit me inicialet I.P.

Paraprakisht dyshohet se është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, informoi sot policia.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Kujtojmë që më herët në Elbasan ndodhi një shpërthim në derën e një banesë. Për pasojë i plagosur mbeti një 26 vjeçar që jetonte ngjitur me banesën ku ndodhi shpërthimi.