Vdes krutani në Velipojë, pësoi atak kardiak sa u fut në det

Një 61-vjeçar nga Kruja ka humbur jetën në plazhin e Velipojës ditën e dotme.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30.

 ‘Shtetasi K. L., 61 vjeç, banues në Krujë, dyshohet se në momentin që është futur në det ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën’, thuhet në njoftim.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.