", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2024/July/14/auto_donald-trump-assassination-attempt-7-13-24-ap-640x4801720911610.png", "width": 900, "height": 675 } }

'Ai është mirë'/ Shtabi elektoral i Trump qetëson amerikanët: Presidenti Trump falënderon forcat e rendit për veprimin e tyre të shpejtë gjatë këtij akti të urryer

"Ai është mirë." Ky është reagimi i parë i shtabit elektoral të Donald Trump, pas sulmit me armë ndaj tij gjatë një tubimi elektoral në Pensilvani.

Shtabi elektoral i fushatës siguron se Trump është mirë:

“Presidenti Trump falënderon forcat e rendit dhe reaguesit e parë për veprimin e tyre të shpejtë gjatë këtij akti të urryer. Ai është mirë dhe po kontrollohet në një institucion mjekësor lokal. Më shumë detaje do të vijojnë.”