Tiranë, gjendet i vdekur një qytetar në bulevardin 'Bajram Curri'

Në bulevardin “Bajram Curri”, është gjetur pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar.

Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.07.2024, në bulevardin "Bajram Curri", është gjetur pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet endacak. Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.