VIDEO/ Kosova e ekspozuar përballë ndërhyrjeve ruse, Nesho: Situatë serioze, nevojitet ndërhyrje

Diplomati Agim Nesho, i ftuar në 'Edicionin e Pasdites' në Syri Tv, komentoi ekspozimin e Kosovës përballë ndërhyrjeve ruse në rajon.

Nesho u shpreh se situata paraqitet mjaft serioze, teksa u shtoi se duhet ndërhyrja e Perëndimit dhe forcave të Ballkanit, për të parandaluar skenare të tilla që mund të destabilizojnë vendin.  

Unë mendoj se është një situatë serioze duke pasur parasysh se kemi një regjim putinesk, në Serbi, kemi një nacionalizëm të ri i cili kërkon të marrë avantazh, ndaj ngjarjeve historike të përfunduara të fillimit të shekullit tonë që është çështja e krijimit, e denimit nga NATO, me anë të inkursonit të saj për të ndaluar gjenocidin ndaj një populli te pafajshëm, siç ishte populli shqiptar.

Dhe më pas, me krijimin e Republikës, asnjëherë nuk kanë pranuar egzistencën e këtij realiteti të pakthyeshëm.

E dyta, kemi parasysh që janë në një linjë veprimi bashkë me Rusinë për të krijuar zonë destabiliteti në Ballkan.

Pse?

Sepse Rusia kërkon të prishë arkitekturën e sigurisë ballkanike, kërkon të jetë një rajon i cili të mos ketë influenca të tjera, të prishë arkitekturën e NATOS, dhe të krijojë mundësi për rritje të influencave të saj.

Të njëjtën gjë, Serbia ka marrë platformën e interesave serbe në rajon për të krijuar Serbinë e madhe.

Prandaj janë të gjithë këto që tregojnë se është një realitet që duhet menduar seriozisht dhe duhet vepruar si nga Perëndimi ashtu edhe nga forcat në Ballkan, për të parandaluar skenare të tilla, të cilat destabilizojnë vendin.

Kam parasysh këtu ...se ky skenar filloi të zhvillohej qe me ngjarjet ne Banjskë.