", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2024/July/13/auto_eddie-murphy-770x4331720869263.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

Pas gjashtë vitesh fejesë, martohen në një ceremoni private Eddie Murphy dhe Paige Butcher

Eddie Murphy dhe Paige Butcher u martuan pas gjashtë vitesh fejesë. Sipas një raporti nga People, çifti shkëmbyen betimet e dashurisë dhe besnikërisë së përjetshme në një ceremoni private në Anguilla të martën, më 9 korrik.

Të pranishëm në martesë ishin vetëm të afërmit dhe miqtë e tyre të ngushtë. Nusja zgjodhi një fustan mahnitës nga Mira Zwillinger, ndërsa aktori 63-vjeçar është shfaqur me të bardha. Kjo ishte martesa e dytë për Murphy, i cili më parë ishte martuar me Nicole Mitchell Murphy.

Çifti filloi lidhjen në vitin 2012 dhe mirëpriti fëmijën e tyre të parë, Izzy, në vitin 2016. Dy vjet më vonë, në vitin 2018, dy muaj pas fejesës së tyre, lindi fëmija i dytë, Max.

Murphy ka gjithsej dhjetë fëmijë. Përveç të dyve që ka me gruan e tij, ai është edhe prind i Eric, Christian, Miles Mitchell, Bria, Sain Audra, Bella Zara, Zola Ivy dhe Angel Iris.