Kosova/ Zjarr i madh në bjeshkët e Rugovës

Gjatë stinës së verës kemi parë shpeshherë që zjarri është problemi kryesor që përfshin malet, ku shumica bëhen me qëllim nga persona të caktuar.

Një zjarr i madh u pa në bjeshkët e Rugovës, ku ende nuk dihet se si erdhi deri te ndezja e tij. Nga pamjet e siguruara, shihet se një zjarr i madh ka përfshirë një pjesë të bjeshkëve të Rugovës në Pejë.

Ende nuk shihet asnjë ekip i zjarrfikëseve në vendin e ngjarjes.