Siç thekson mediumi në fjalë, duke parë videon, nuk të krijohet përshtypja se Panteliqi ka bërë një lapsus, veçanërisht nëse merret parasysh se prezantuesit e programeve informative në televizion zakonisht lexojnë një tekst të parapërgatitur.

Nëse prezantuesi apo personi që ka shkruar tekstin që prezantuesi po lexon do të marrë disa sanksione nga regjimi i Aleksandar Vuçiqit, mbetet për t’u parë.

Kujtojmë se Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë duke shpallur 11 korrikun si Ditë Ndërkombëtare të Kujtimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të kryer në Srebrenicë në vitin 1995./ Telegrafi

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2024/July/12/auto_cats-51720816920.jpg", "width": 900, "height": 507 } }

Gazetarja e televizionit serb e thotë në një transmetim Live: ‘U shënua 29 vjetori i gjenocidit kundër boshnjakëve të Srebrenicës’

Gjatë një transmetimi të një emisioni informativ, drejtuesja e Radio Televizionit të Serbisë, Ivona Panteliq, ka bërë një deklarim që është shpërndarë edhe në rrjetet sociale.

Sipas mediave të huaja, ajo, në reportazhin për përkujtimin nga Potoçari me rastin e 29 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, ka devijuar nga “rrëfimi i zakonshëm” për “krimin e tmerrshëm” dhe i quajti gjërat me emrin e duhur.

Përkatësisht, siç shihet në videon e emisionit të përmendur, Panteliq në raportin për përkujtimin në Potoçari ka thënë qartë se në Potoçari është mbajtur një përkujtimore me rastin e 29 vjetorit të gjenocidit ndaj boshnjakëve të Srebrenicës.

“Në Qendrën Përkujtimore të Srebrenicës ,Potoçari, u shënua 29 vjetori i gjenocidit kundër boshnjakëve të Srebrenicës. Sot u varrosën eshtrat e 14 viktimave”, ka thënë Panteliq.

Kjo, vlerëson klix.ba, është padyshim hera e parë që gjenocidi në Srebrenicë quhet me emrin e tij të vërtetë në shërbimin publik serb, në vend të narrativës së vendosur se atje ka ndodhur një “krim i tmerrshëm”.