VIDEO/ Qytetarja: Shkova në protestë sepse e dua kombin tim dhe dua të jetoj në vendin ku kam lindur
Fjalën, në tubimin e sotëm poshtë shtëpisë së liderit demokrat Sali Berisha, e mbajti dhe qytetarja, pjesëmarrëse gjithashtu edhe në protestën e djeshme para kryeministrisë.
Ajo teksa renditi arsyet se pse mori pjesë në protestën e mbrëmshme, u shpreh se arsyeja kryesore është dëshira për të jetuar në vendin ku ka lindur, ndonëse krijimi i të ardhmes në Shqipëri, duket shumë i vështirë.
Isha një nga ato që mbrëmë në protestën madheshtore, një nga të rinjtë që protestonin.
Protestonim për moshatarët tanë të ikur.
Për të afërmit tanë që kanë vdekur në duart e kësaj mjekësie, dhe asesi jo për faj të mjekëve.
Protestonim për arsimin, për korrikulat absurde dhe veçanërisht për mësuesit ... që më së shumti po e vuajnë hemoragjinë e emigrimit të të rinjve.
Protestonim për shqiptarët që vidhen dita-ditës me anë të tenderave fiktivë.
Protestonim për Ardit Gjoklajn, Klodian Rashën, e shumë e shumë viktima të tjera të këtij pushteti bastard.
Dhe nga këto skandale galopante, së paku, duhet të jepnin dorëheqjen mininstrat e shëndetësisë, arsimit dhe patjetër drejtësisë.
Kur më pyetën pse do shkoja në protestë, arsyet ishin të shumta dhe të pafundme por u përgjigja ‘’sepse e doja kombin tim dhe dua të rritem në vendin ku kam lindur, por është shumë e vështirë të krijosh të ardhmen në një vend ku më së shumti qeveria përbalt rininë.
Dhe po, patjetër, isha në protestë edhe për Sali Berishën!