Kim Kardashian: E ftuara e radhës në dasmën e miliarderit indian Ambani

Anand Ambani djali i njeriut më të pasur të Indisë, Mukesh Ambani do të martohet me Radhika Merchant dhe Kim Kardashian është një ndër të ftuarat magjepsëse, së bashku me motrën e saj Khloe.

Festimet e dasmës fillojnë sot, e premte 12 korrik, me një ceremoni tradicionale hindu dhe do të pasohet nga një pritje madhështore gjatë fundjavës. Data e dasmës u zgjodh në bazë të tabelave të lindjes së çiftit.

 

“Dasma e vitit” siç është quajtur tashmë në Indi, do të mbahet në Qendrën e Konventave Botërore të familjes Jio në Mumbai me kapacitet mbi 16,000 njerëz dhe kullën luksoze 27-katëshe të familjes, e cila është prona më e shtrenjtë në botë pas Pallatit Buckingham.

Dasma treditore thuhet se kushtoi 100 milionë funte dhe të ftuarit përfshijnë Mark Zuckerberg, Ivanka Trump, Bill Gates dhe David Beckham, ndërsa Justin Bieber, i cili performoi,  Adele, Drake dhe Lana Del Rey gjithashtu pritet të këndojnë.

Kim Kardashian u prit përzemërsisht me ardhjen e saj, teksa ajo gjithashtu ka shpërndarë pamje nga vendi në llogarinë personale të Instagram-it.