ZYRTARE/ Teuta bën afrimin e tretë në merkato, Emiljano Vila rikthehet në shtëpi

 

Emiljano Vila është afrimi i radhës për Teutën.

Mesfushori 36-vjeçar do t’i bashkohet menjëherë urdhrave të trajnerit Edi Martini, teksa rikthehet edhe njëherë në shtëpi, pas një sezoni larg klubit durrsak.

Vitin e kaluar, Vila, ju bashkua Partizanit, si transferim i lirë, dhe tani do kthehet edhe njëherë te klubi ku nisi karrierën.

Mesfushori durrsak është afrimi i tretë i Teutës gjatë merkatos së verës pas Ardit Peposhit dhe Antonio Markut.