Protesta kombëtare e 11 korrikut, mijëra të rinj iu bashkuan thirrjes së opozitës shqiptare

Mijëra qytetarë u mblodhën dje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”për të protestuar ndaj keqqeverisjes së Edi Ramës dhe Erion Veliajt. 

Protesta u thirr nga opozita e vendit, e cila tashmë është e bashkuar dhe po artikulon kërkesa të qarta politike siç janë kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit dhe krijimin e një qeverie teknike për t’u mundësuar shqiptarëve të votojnë të lirë. 

Lirimi i liderit të opozitës, i cili mbahet padrejtësisht dhe me urdhër nga prokuroria e gjykatat politike në arrest shtëpie, pa patur asnjë provë e fakt ndaj tij, edhe pse ka mbi tre vite që hetohet ishte një ndër kërkesat e protestës së djeshme.

Sali Berisha është i vetmi lider opozite në Europë i burgosur politik.

Refuzimi i projektit të shpopullimit ishte një tjetër kërkesë e opozitës dhe qytetarëve.

Ajo që ra në sy nga protesta e djeshme (11-korrik 2024) ishte prania e shumë të rinjve dhe profesionistëve të lirë, krahas pensionistëve e punëtorëve të thejshtë. 

Kjo tregon se opozita po ngjall shpresë dhe rezistenca e saj e qëndresa liderit Berisha po jep sinjale pozitive në gjithë shoqërinë.

Më poshtë Syri.net po sjell disa nga fotot më pikante të protestës së djeshme para kryeministrisë dhe bashkisë së Tiranës.