Nis gjyqi në apel për deputetin Salianji, avokatët kërkojnë shtyrjen e seancës

Ka nisur gjyqi në Gjykatën e Apelit sa i përket çështjes së deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salinaji.

Deputeti nuk ka qenë i pranishëm në seancë ndërsa është përfaqësuar nga avokatët, Redi Ramaj dhe Marash Logu.

Avokati Ledio Braho e ka revokuar përfaqësimin e tij si avokat në këtë çështje.

Ndërsa avokati Ramaj ka hënë se: Duke qenë se ne si avokat kemi marrë prokuroren ditën e sotme dhe nuk kemi dijeni për dosjen, të na jepet koha nga gjykata të njihemi me çështjen.