Zjarret drejt Gjirokastrës, zjarrfikësit mundohen që t'i fikin me degë pemësh

Zjarri në lartësitë e Malit të Gjerë po avancon në drejtim të qytetit të Gjirokastrës.

Dhjetëra forca vullnetare po ngjiten drejt Malit të Gjerë për të shuar zjarret.

Situata konsiderohet kritike.

Në vendngjarje ndodhen 4 vatra zjarri. Vatrat e zjarrit kanë largësi nga njëra-tjetra. Forcat që marrin pjesë në ndërhyrje janë ndarë në 3 grupe.

Aktualisht po punohet për shuarjen e 3 vatrave të zjarrit, të cilat kishin përparësi të përhapeshin drejt qytetit të Gjirokastrës.