VIDEO SYRI TV/ 'Je poet kur s'mund të jetosh pa poezi', aktiviteti shkrimtari dhe koha e tij

Aktiviteti “Shkrimtari dhe koha e tij” solli në vëmendje rëndësinë që ka krijimi jo vetëm për shkrimtarin, por edhe te njeriu i çdokohe.  

Nga SYRI TV

Në një prej hapësirave të shtëpisë studio të shkrimtarit gjenialë të letrave shqipe Ismail Kadaresë u mbajt aktiviteti “Shkrimtari dhe koha e tij” moderuar nga Belfjore Qose, me pjesëmarrjen e shkrimtarëve Stefan Çapaliku, Andreas Dushi dhe Dionis Prifti.

Procesi i krijimit të poezisë sipas autorit Stefan Çapaliku, duhet të jetë një akt sublim që përligj ekzistencën e krijuesit.

Njohja e mirë e letërsisë së traditës sjell padyshim një art novator, një letërsi novatore.

Autorët e rinj janë gjithmonë në rrekje për ta vështruar botën me të tjerë sy.

Organizimi u përmbyll me lexime, biseda të gjata e rrokje mendimesh mbi fuqinë që ka krijimi te njeriu i çdo kohe.