Peshkatarët protestë në Pogradec: Vendqëndrimi i varkave po kthehet në plazh privat

 

Peshkatarët e Pogradecit kanë zhvilluar këtë të enjte një protestë. Shkak është bërë kthimi i vendqëndrimit të tyre 30 vjeçar të varkave në një plazh privat.

Peshkatarët shprehen se nuk do të lejojnë punimet për kthimin e këtij vendqëndrimi në stacion plazhi pasi kjo do të sillte falimentimin e tyre.

Nga ana tjetër, përfaqësues të biznesit shprehen se kanë marrë leje nga Ministria e Turizmit për të zhvilluar biznesin.