Përfshihet nga zjarri katedralja në Francë, një nga më të rëndësishmet dhe historike

Maja e katedrales së famshme të Rouenit në Francë është në flakë, ka njoftuar kryebashkiaku i qytetit.

Imazhet e publikuara në rrjete sociale tregojnë flakët që dalin nga ajo që duket si skele pranë majës së ndërtesës, e cila është e njohur për shkak të tre kullave të saj që janë pjesë e arkitekturës qindravjeçare franceze.

Katedralja njihet gjerësisht pasi u pikturua disa herë nga piktori impresionist francez, Claude Monet, në shekullin e 19-të, shkruan skynews.

“Një zjarr ka filluar në majën e katedrales së Rouen-it. Origjina e zjarrit e panjohur deri në këtë fazë. Të gjitha burimet publike janë mobilizuar”, tha kryetari i bashkisë, Nicolas Mayer-Rossignol.

Bëhet e ditur se katedralja është evakuuar, shërbimet e urgjencës janë në vendngjarje dhe transporti publik është ndërprerë.

Siç raportohet, zjarri ka filluar në një pjesë ku po zhvillohen punime.