Edi Rama shkon në SHBA për të takuar... Vjosa Osmanin dhe Mickoskin
Kryeministri Edi Rama vazhdon të jetë në SHBA, ku po merr pjesë në samitin historik të NATO-s.
Por përveç pamjeve nga fotoja familjare, ku u shfaq me atlete të bardha, Rama nuk ka postuar asgjë tjetër.
Kryeministri shqiptar, ndryshe nga homologët e tjerë nga rajoni apo dhe vendet e tjera të NATO-s, nuk ka zhvilluar ndonjë takim të rëndësishëm.
Ai është takuar në SHBA vetëm me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ndërsa sot, ai është takuar me kreun e qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Kristjan Mickoski.
Shumë mundim të shkosh në SHBA për të takuar drejtuesit e vendeve të rajonit.
Ndërkohë Vjosa Osmani ka takuar zyrtarët më të lartë të SHBA, por edhe shumë drejtues të shteteve perëndimore, pjesëmarrës në samit.