VIDEO/ ‘Vjedhja’ e lekëve të BE-së, Gazmend Haxhia paraqitet në GJKKO për masën e sigurisë

Gazmend Haxhia është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë.

Aktualisht ai është në kushtet e arrestit në shtëpi, pasi Haxhia rezulton të jetë personi që ka fituar tenderin e SASPAC dhe Ministrisë së Turizmit te dosja “Beqaj” e abuzimit me fondet e Bashkimit Evropian.

Ndërkaq, bashkë me Hoxhajn me të është edhe avokati Henrik Ligori.

Gazmend Haxhia, po ashtu është një prej aksionerëve të hotelit në Durrës, ku një pjesë e tyre u sekuestruan pak ditë më parë me urdhër të SPAK-ut.