ZYRTARE/ 500 mijë euro në arkat e Ballkanit, Zyba prezantohet te skuadra e re

Mesfushori shqiptar i Kosovës, Qëndrim Zyba është zyrtarizuar si futbollist i ri i skuadrës çeke, Slovan Liberec.

23-vjeçari u largua nga skuadra e Ballkanit, që përfitoi 500 mijë euro nga ky transferim. 

Zyba ka nëshkruar kontratë tre vjeçare me Slovan Liberec, e vlefshme deri në qershor të vitit 2027. 

Vlen të theksohet fakti se mesfushori sezonin e shkuar luajti si i huazuar te skuadra e Legias së Varshavës, ku luajti 6 ndeshje në total.