VIDEO+FOTO/ Holanda dhe Anglia e mbyllin në barazim pjesën e parë, njihuni me statistikat

Në “Signal Iduna Park” të Dortmundit po luhet gjysmëfinalja e dytë e Euro 2024 mes Holandës dhe Anglisë, shkruan Syri.net.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, me “Tulipanët” që kaluan të parët në epërsi, ndërsa iu kundërpërgjigjën “Tre Luanët”.

Loja nis e shpejtë dhe në sulm nga anglezët, por në minutën e shtatë është Holanda që kalon në avantazh.

Simons me një gjuajtje të fortë nga distanca, e dërgon topin në trekëndësh, duke shënuar një supergol.

Anglezët reagojnë shpejt. Harry Kane fiton një penallti me ndërhyrjen e VAR dhe e ekzekuton vetë, duke barazuar në të 18’.  

Me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë teksa në tabelën e mëposhtme mund të shihni statistikat.