Zelensky në Uashington: Të gjithë të veprojnë ndaj sulmeve të fundit të Rusisë

Volodymyr Zelensky ka falënderuar kombet dhe liderët që kanë dënuar sulmin e Rusisë në një spital për fëmijë në Kiev.

Autoritetet ukrainase thonë se Rusia goditi spitalin kryesor të fëmijëve në kryeqytet me një raketë lundrimi.

Ata gjithashtu pretendojnë se raketat u hodhën në qytete të tjera, duke vrarë të paktën 41 civilë.

Zelensky është në Uashington për samitin e NATO-s, ku vendet do të takohen për të diskutuar mbështetjen e mëtejshme ushtarake dhe financiare për Ukrainën.

Udhëheqësi ukrainas postoi në kanalin e tij Telegram këtë pasdite, ku ai u bëri thirrje “të gjithëve të veprojnë” në përgjigje të sulmeve të fundit të Rusisë.

“Falënderoj liderët, vendet – të gjithë ata që dje dhe sot kanë dënuar terrorin rus”, tha ai.

“Ne e vlerësojmë mbështetjen tuaj, miq! Ne jemi në telefon – po punojmë me partnerët tanë tani për t’u siguruar që askush të mos heshtë. Të gjithë e dënojnë. Dhe ne vërtet duam që të gjithë të veprojnë.”