Spanjë-Francë/ Mbyllet pjesa e parë, rezultati dhe statistikat
Në “Allianz Arena” të Mynihut po luhet gjysmëfinalja e parë e Euro 2024 mes Spanjës dhe Francës, shkruan Syri.net.
Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultatin 2-1.
Rezultati zhbllokohet mjaft shpejt, pasi Franca në minutën e 9-të shënon me Kolo Muani.
Nuk ka vonuar dhe barazimi nga spanjollët, ishte 16 vjeçari, Yamin Yamal i cili shënon një gol spektakolar në portën e Meignan.Pas plot pesë ndeshjesh, ku arriti të asistojë shokët e tij të skuadrës në 3 raste, tashmë “ylli” spanjoll, Lamine Yamal ka arritur të gjejë golin e parë në Euro 2024, duke vendosur baraspeshën në “Allianz Arena”, të Mynihut.
Një goditje perfekte e talentit “Katalanas” përplaset fillimisht me shtyllën për të përfunduar mrekullisht në portën e Maignan. Realizimin perfekt. Rezultati shkon në 1 me 1
Katër minuta më vonë, një autogol i francezëve, i realizur nga Kounde, i jep avantazhin Spanjës, duke e çuar rezultatin në 2-1.
Më poshtë mund të shihni statistikat e fraksionit të parë lojës.