‘Saranda me sytë nga italianët‘, turistët nuk po shpenzojnë para këtë vit

Turistët në Sarandë duket se po shpenzojnë më pak krahasuar me një vit më parë. 

Për korrikun ka një rënie të numrit të turistëve, të cilët janë 40% më pak se vitin e shkuar, ndërsa shtoi se tashmë operatorët turistik i kanë sytë nga italianët dhe shqiptarët e diasporës, këta të fundit janë edhe turistët që shpenzojnë më shumë para.

“Këtë vit duke u ndalur te muaji korrik, 15 ditëshi i parë i ka lënë pak në shok operatorët turistik. Nuk ka prenotime. Prenotimet në këtë periudhë janë 40% më pak se një vit më parë. Flasim për periudhën 1-15 korrik, si rezervimet dhe prezenca turistike është më e pakët. Një pjesë e mirë e hotelierëve dhe operatorëve turistik i kanë sytë nga italianët. Italianët janë të njohur për muajin gusht, pasi në Sarandë janë ata që dominojnë.

Këtë vit pritet që të fillojnë nga 15-30 korriku. Kështu që një pjesë i kanë sytë nga italianët e një pjesë tjetër e operatorëve i kanë sytë nga shqiptarët e diasporës pasi ata edhe shpenzojnë më shumë. Më tepër se për mungesën e turistëve operatorët turistik janë të shqetësuar se turistët që po vijnë nuk po zhpenzojnë para. Këtë vit kemi më shumë turistë të pavarur që i përkasin moshave të reja të cilët preferojnë plazhe të virgjëra, marrin ushqime në supermarket dhe qëndrojnë në airbnb”.