VIDEO/ 'Je në mëdyshje për të dalë në protestë?!' PD thërret shqiptarët në 11 korrik përpara Kryeministrisë
Partia Demokratike e Shqipërisë ka rreshtuar të gjitha arsyet se përse shqiptarët duhet të dalin në protestën kombëtare të thirrur nga opozita përpara Kryeministrisë në orën 20:00.
Premtimet bombastike të Edi Ramës kur erdhi në pushtet që kurrë nuk u mbajtën, nga shëndetësia falas, por u faktuar se bëhej pazar me jetën e shqiptarëve dhe vjedhjet galopante me koncensionet, drejtësia e re por që pritej t'i jepte fund pandëshkueshmërisë së korrupsionit, por shënoi viktima në dyert e saj dhe deri te vjedhjet dhe mashtrimet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, faktojë se ky regjim kriminal duhet të largohet një orë e më parë nga shqiptarët.
‘Të bashkuar në betejë! O sot o kurrë’!