Aksident në Korçë, makina përfundon në lulishte, plagoset një i moshuar

Aksident në unazën e qytetit të Korçës. Sipas informacioneve paraprake, dy mjete janë përplasur me njëra- tjetrën dhe si pasojë e përplasjes një nga mjetet ka përfunduar në lulishte, duke dëmtuar lehtë një të moshuar që po pushonte aty.

I moshuari po transportohet ne spitalin e Korces. Policia ne vendin e ngjarjes po heton rrethanat e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasoje e shpejtesise tej normave te lejuara.